“Topin e kam unë” është një talk show debati ku panelistë të grupmoshës 18-29 vjeç përballen hapur mbi temat që prekin jetën e tyre dhe të vendit: politikë, ekonomi, çështje sociale dhe kulturë. Pa filtra, pa skenarë, me argumente dhe energji të vërtetë. Nën drejtimin e Grida Dumës, çdo episod kthehet në një përballje idesh që ndez debat edhe jashtë studios. Çdo të martë, ora 21:00, në Top Channel! Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/