Tensionet si brenda dhe jashtë Kuvendit shoqëruan këtë të enjte parlamentare. Teksa debatet zhvilloheshin brenda sallës, qytetarët jashtë Kuvendit vijonin protestën e tyre. Maxhoranca miratoi e vetme projektligjet në rendin e ditës.Pas mbylljes së seancës, ashtu siç pritej, ka pasur një moment të tensioni, pasi protestuesit kanë pikasur duke u larguar një nga automjetet e përfaqësuesve të mazhorancës. Bilanci i sotëm, 6 policë të plagosur dhe 17 protestues në spital. Si do të vijojë vera politike pas mbylljes së sesionit parlamentar?