#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Tema: Bledar Çakalli, personi që ka kthyer muret e rrugëve shqiptare në portrete të figurave kombëtare, rrëfen pasionin për artin, historitë pas muraleve dhe sakrificat për realizimin e tyre. Nga diskriminimi në Greqi dhe përplasjet për identitetin kombëtar, te kërcënimet, sfidat familjare dhe jeta personale e njeriut pas penelit. Të ftuar: Bledar Çakalli - Piktor Gazetarë: Roland Spahiu "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.