Pasuritë e Iranit kërcënohen nga Donald Trump
07/01/2020 19:03

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të marrë në shënjestër pasuritë kulturore të Iranit. SHBA vrau me dron gjeneralin iranian Kasem Suleimani dhe Irani premtoi hakmarrje. Ndërkohë Trump, lëshoi paralajmërimin e tij për faktet historike iraniane, të dielën. Kjo bëri që të alarmohej edhe organizata e Kombeve të Bashkuara. Për UNESCO-n, kjo do të ishte një krim lufte. Në Iran, gjenden plot 24 sajte të trashëgimisë kulturore botërore të mbrojtura nga UNESCO. Le ti hedhim një sy atyre. -Ansamblet e manastireve armene të Iranit. Bëhet fjalë për tre manastire të krishtera armene, më i vjetri prej të cilëve daton në shekullin e 7. Qyteti i lashtë i Bamit është një tjetër pasuri që sipas UNESCO-s përfaqëson shembullin e jashtëzakonshëm të një vendqëndrimi antik të fortifikuar. Bisotuni, është një mbishkrim shumë-gjuhësh në faqen e një shpati në Iranin perëndimor. I shkruar në babilonisht, persishten e vjetër dhe gjuhën elamite, ai tregon se si mbreti Darius mundi armiqtë e tij. Maymandi, është një tjetër pasuri e Iranit, në jug të vendit. Pallati i Golestanit në zemrën historike të Teheranit është një destinacion i preferuar për turistët. Gonbad-e Qābus, është një varr i ndërtuar në vitin 1006 për sunduesin e qytetit të lashtë të Ziyaridit. Kulla, sipas UNESCOs, ilustron zhvillimin e matematikor dhe shkencor në botën myslimane, në fund të mijëvjeçarit të parë. Xhamia e madhe e Isfahanit, është një tjetër thesar po ashtu edhe sheshi Emam në Esfahan, sheshi më i madh i një qyteti, në botë, i rrethuar nga ndërtesa të rëndësishme historike.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24