Në Sarandë mbetjet gjatë sezonit turistik janë 5-fishuar ndërsa kapacitetet për të përballuar situatën janë të kufizuara. Kreu i ri i bashkisë Ardian Gurma mori pjesë në një aksion pastrimi përgjatë shëtitores kryesore në Sarandë. Ai tha se pastrimi i qytetit dhe rrethinave do të jetë intensiv përgjatë verës ndërsa ka ftuar bizneset, qytetarët dhe pushuesit të respektojnë vendet e hedhjes së mbeturinave.