Për të udhëtuar lirshëm nga një shtet në tjetrin, Bashkimi Europian sheh si mundësi shpëtimi gjatë pandemisë pasaportën e vaksinimit, një vërtetim që do të ishte i ngjashëm sipas ekspertëve të komisionit europian me rezultatin negativ të tamponit që kërkohet ditët e sotme nga disa shtete per të kaluar kufirin.