Nora Resort hapi dyert më 1 shtator, shumë pranë aeroportit të Tiranës, në një event që bëri bashkë figura publike dhe personalitete nga bota e medias, mjekësisë dhe sipërmarrjes. Me një koncept të sjellë për herë të parë në Shqipëri, Nora Resort synon t'u ofrojë një tjetër mënyrë jetese dhe kujdesi personave mbi 60 vjeç, në një kohë kur dy prej problematikave më të mëdha me të cilat përballet kjo grupmoshë janë vetmia dhe izolimi social.