DURRËS – Policia Rrugore ka vijuar kontrollin për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë protokollin e sigurisë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kontrolluar 260 mjete dhe janë ndëshkuar me masë administrative 53 drejtues mjetesh.