Dy muaj pas hyrjes në fuqi, dy nga ligjet më të rëndësishme të paketës fiskale, ai për “Paqen Fiskale” dhe ligji për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore, vijojnë të mos zbatohen. Shkaku është mungesa e akteve nënligjore, të cilat sipas Ministrisë së Financave janë hartuar, por presin ende vlerësimin e partnerëve ndërkombëtarë.