Panik në fluturim! Kabina e avionit mbushet me tym
22/01/2020 19:18

Një avion i Ryanair, i drejtuar për në aeroportin Stansted në Londër, është detyruar të bëjë një ulje emergjence pasi kabina u mbush papritur me tym të dendur. Ndodheshin 169 pasagjerë dhe katër pjesëtarë të stafit në bordin e avionit që ishte nisur nga kryeqyteti rumun, Bukuresht, kur tymi mbushi avionin, pak pas nisjes në fluturim. Avioni, një Boeing 737-800 deklaroi një emergjencë dhe u rikthye në aeroportin Otopeni, ku pasagjerët zbritën në tokë, të trembur por pa dëmtime. Më herët, pasagjerët ishin detyruar të prisnin për disa orë për shkak të një problemi me avionin e tyre dhe u desh të gjendej një avion tjetër për ti dërguar ata në Londër. Por edhe ky avion i dytë, pak pas nisjes, u detyrua të kthehej. Tymi kish filluar të mbushte kabinën kur avioni ishte ngjitur në lartësinë e 1.5 km. Vetë pasagjerët e filmuan kabinën të mbushur me tym. Kompania Ryanair, u detyrua kështu të gjente një avion të tretë për ti dërguar pasagjerët në Londër por 20 pasagjerë raportohet se ishin aq të traumatizuar sa që kishin refuzuar të udhëtonin me të. Bukureshti është përballur me temperatura të acarta këto kohë, me mërkurin në termometër nën zero, edhe pse nuk dihet nëse i ftohti ka luajtur një rol në vështirësitë e avionit. Sidoqoftë, një hetim ka nisur për të zbuluar shkaqet e incidentit.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24