Palmer: Nuk mund të shohim asnjë integrim nëse nuk ka negociata me Serbinë
01/11/2019 20:04

Përfaqësuesi i posacëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer, ka kërkuar nga Kosova që të angazhohet seriozisht për dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë. Palmer, bëri një bashkëbisedim me studentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Prishtinë ku u ndal edhe tek zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, që sollën fitoren e Lëvizjes vetëvendosje. Ai tha se SHBA mbështet orientimin e votuesve kosovarë për ndryshim. “Votuesit u shprehën qartë për ndryshim dhe duket se votuesit mbështetën qartë partinë që shprehu qartë parimet kundër korrupsionit si dhe parimet për zhvillimin ekonomik më të madh e më të fokusuar. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përqafojnë këto qëllime”, shprehet Palmer. Palmer inkurajoi qeverinë e re të Kosovës që krahas prioriteteve të brendshme, të merret edhe me dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje të normalizimit të raporteve. “Në vend se ta shohim dialogun si shpërqendrim, konsiderojeni normalizimin si trasim për prosperitet dhe drejtësi, shton Palmer. Ai tha se nuk sheh përparim për integrimin e Kosovës dhe rajonit, pa arritjen e marrëveshjes së normalizimit me Serbinë. “Shtetësia e juaj është e pakthyeshme dhe tani ju duhet normalizimi”, tha Palmer, duke ritheksuar qëndrimin e SHBA-së në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Më herët, Palmer u takua me presidentin e Kosovës Hashim Thaci si edhe disa përfaqësues të partive politike.

Top News- Prej gjashtë muajsh pa Kuvend/ Osmani thirrje partive të vendosin interesin e vendit para
25/08 14:04
Top Channel/ “Të certifikohet Lista Serbe”, PZAP urdhër KQZ-së, VV: Vendim skandaloz!
25/08 11:56
Top News- Arrestohen dy persona në Kosovë/ Po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt BE-së
25/08 10:54
Top News – Sulmoi pjesëtarët e KFOR-it / Ndalohet një person në Kosovë, u arrestua në Zveçan
24/08 15:36
Top News- Dështon sërish konstituimi i Kuvendit/Kosovë, 3 kandidatët e LVV nuk marrin shumicë votash
24/08 15:01
Top Channel/ Kosovë, dështon sërish LVV/ Tre propozimet për kryetar kuvendi nuk u miratuan
24/08 14:51
Top News-‘Mendimtar i lirë dhe penë e shquar’. Osmani dhe Kurti, mesazh ngushëllimi për Artur Zhejin
24/08 14:08
Top News – Rriten remitancat në Kosovë. Ekspertët: Diaspora, jetike për stabilitetin ekonomik
24/08 10:59
Top Channel/ Plantacion droge në Gjilan. Policia e Kosovës jep detaje për aksionin, tre të arrestuar
23/08 23:03
Top News-‘3 kandidatët, rekord të zi ndaj UÇK’/PDK kritika Kurtit për propozimet për kryeparlamentar
23/08 19:47
Top News- Ndalimi i vizitave për Thaçin/ Ekspertët- Vendimi shkelje e Konventës Evropiane
23/08 19:30
Top Chanel/ BE kritikon Vetëvendosjen, europianët të zhgënjyer me moscertifikimin e listës serbe
23/08 12:15
Top News-Vuçiç ‘pendohet’, ftesë protestuesve Studentët e refuzojnë: Flasim kur të caktosh zgjedhjet
22/08 21:35
Top Channel/ VV paraqet kandidat tjetër, opozita e rrëzon: Dështon seanca konstituive e radhës!
22/08 17:11
Top News – VV propozon tjetër emër. Por ngërçi në Kuvend sërish nuk zgjidhet
22/08 14:00
Top News- KQZ nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet lokale/ Beogradi dënon veprimin
22/08 11:34
Top Channel/ Mbeti jashtë zgjedhjeve, Lista Serbe ankohet në PZAP: Kurti është diskriminues!
22/08 11:08
Top News- Lista Serbe nuk u certifikua/ Serbia dënon vendimin e KQZ për zgjedhjet lokale
21/08 21:38
Top News- KQZ nuk certifikon Listën Serbe/ Partia përjashtohet nga zgjedhjet lokale të tetorit
21/08 20:15
Top News- ‘Ngërçi’ i konstituimit të Kuvendit/ Ambasada amerikane në Prishtinë thirrje politikës
21/08 19:00