Palma për Vlorën, nis gjelbërimi i shëtitores së re
14/04/2017 00:00
Në shëtitoren buzë detit që po ndërtohet në Vlorë kanë filluar të mbillen palmat. 200 pemët që do të përforcojnë tiparet mesdhetare të qytetit janë të llojit “Uashington” me gjatësi 8 metra. Një palmë e tillë është blerë 40 mijë lekë.