Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi se janë të gjitha mundësitë financiare për rritjen e pagave dhe pensioneve. I ftuar në “Top Story” ai tha se kuadri makro i vitit të ardhshëm e garanton këte gjë, por vendimmmarja është politike dhe ajo i takon kryeministrit. Po ashtu, Ahmetaj mbrojti edhe ligjin e miratuar disa ditë më parë për importin e mbetjeve që sipas tij ofron siguri.