“Ora policore 22:00-06:00” Pandemia/ Rakacolli: Anulimi i fluturimeve me Britaninë,deri në 18 janar!
06/01/2021 12:59

Komiteti Teknik Ekspertëve, ditën e sotme ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka njoftuar se incidenca e infektimeve në vendin tonë në dy javët e fundit ka pësuar një ulje. Mira Rakacolli, Zv.Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka thënë se do të vijojë kufizimi i orës policore nga ora 22:00 me 06:00. Ajo ka shtuar se fluturimet me Britaninë e madhe do të mbesin të anuluara deri në 18 janar. Për sa u përket Universiteteve, Rakacolli ka shpjeguar se për të shmangur infektimin, të paktën edhe dy javë do të vazhdohet mësimi online. “Mendohet se kjo situatë e qëndrueshme është pasojë e masave të 2 javë të fundit, të vazhdojnë në fuqi ora policore pas orës 22:00, universiteti edhe 2 javë online dhe po kështu fluturimet me Britaninë e Madhe të mbeten të pezulluara deri në datën 18 janar”, tha ajo e cila bëri thirrje që të respektohen masat. “Vetëm gjatë javës së fundit është 110 raste të reja për 100 mijë banorë dhe është ulur. Niveli i pozitivitetit që është 22%. Mosha mesatare është 48.7 vjeç. Ka një rritje të infektimeve tek të rinjtë. Nga vlerësimi i incidencës Gjirokastra është në fillim, më pas Tirana dhe Lezha. Niveli i shfrytëzimit të shtrat është 46.7%. Si përfundim, situata për këto dy javë është e qëndrueshme me zbritje të lehta dhe nuk ka vend për vetëkënaqësi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm, pasi transmetueshmëria është e lartë.” ka thënë Albana Fico. Brataj: Është kryer punë voluminoze. Janë pritur rreth 700 mijë thirrje. numrat më të mëdhenj të pacientëve trajtohen në banesë. Ndërkohë Rakacolli ka shtuar se Shqipëria i ka të gjitha kushtet e nevojshme për të ruajtur vaksinën Pfizer që pritet të vijë në Shqipëri javën e tretë të Janarit.

Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59