Operacioni Forca e Ligjit, ka hyrë në javën e dytë të punës së saj, për marrjen e masave për pasuritë e individëve të dënuar apo akuzuar për krime të rënda. Të hënën kjo strukturë i ka dërguar kërkesën për deklarimin e burimeve të pasurisë dy personave të tjerë. Subjekti i parë të cilit i ka shkuar ky formular është Bardhok Pllanaj, më banim në Koplik, Shkodër. Ai rezulton i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore. Po ashtu Pllanaj njihet në qytetin verior edhe si biznesmen me lidhje të forta politike. Në 2018-ën, ai u vu në prangat e policisë për shkak se kishte ndërtuar një pallat 10 katësh, pa leje, në lagjen Dobraç.