Nuk respektuan masat antiCovid, ndëshkohen 427 qytetarë në 24 orët e fundit
07/01/2021 14:13

427 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative në 24 orët e fundit, pasi nuk respektuarn masat antiCovid. Policia njofton se si rezultat e kontrolleve në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë secili, 421 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Një subjekt është ndëshkuar me masa administrative 1.000.000 lekë, në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Ndërsa, 5 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Gjithashtu, janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Policia e Shtetit Ndëshkohen me masë administrative 427 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 421 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 1 subjekt në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 5 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

Top News – Arrijnë Tiranën, Athinën e deri në Vjenë / Rrezja e raketave të Iranit rrezikon Evropën
04/03 15:05
Top News – Punëtori bie nga lartësia, arrestohen përgjegjësit e Shërbimit Publik në Gjirokastër
04/03 14:53
Top News – PD kundër draftit të Rregullores. ‘Ndryshime të njëanshme, nxitet defunksionalizimi’
04/03 14:53
Top News – CIA po nxit kryengritje në Iran / Po armatos forcat kurde, gati një operacion tokësor
04/03 14:44
Top News – Qytetet e nëndheshme të raketave / Irani publikon pamjet, një rrjet pa fund tunelesh
04/03 14:40
Top News-Nëndetësja fundos luftanijen iraniane / 101 të zhdukur dhe 78 të plagosur në Oqeanin Indian
04/03 14:36
Top News -‘Ruletë ruse me fatin e miliona njerëzve’/ Sanchez ‘i kthehet’ Trumpit: Nuk mund të luash
04/03 14:36
Top News – Tre ditë nderime për Ajatollahun / Nisin ceremonitë funerale, lamtumira e fundit
04/03 14:32
Top News-‘Zgjohen’ celulat e fjetura të Iranit / Hakmarrja e mullahëve, ‘gati të sulmojnë’ Britaninë
04/03 14:31
Top News – Gjyqi ndaj grupit të Haxhiut. Vrasja e Çajup Selimit, dëshmon babai i autorëve të dyshuar
04/03 14:17
Top News-‘Zgjidhet’ lideri i ardhshëm suprem / Djali i Ajatollahut është gjallë,shënjestër e Trumpit
04/03 14:12
Top News – Droni i Iranit çau mbrojtjen ajrore / Ushtria amerikane identifikon ushtarët e vrarë
04/03 14:07
Top News – Vulin kërkon të sulmohet Kosova. Përgjigjet Sveçla- Kërcënimet nuk na zmbrapsin
04/03 14:07
Top News – Forcohet komisioni i Xhafajt. Rregullorja e re, insitucionet e pavarura raportojnë aty
04/03 13:40
Top News – Pranga xhaxhait dhe nipit në Shkodër. Shpërndanin drogë dhe mbanin armë pa leje
04/03 13:25
Top News – Kontrabandë ilaçesh dhe veshjesh, arrestohet 54-vjeçari në Kapshticë
04/03 13:03
Top Channel/ Komisioni për mbikëqyrjen, diskutohet forcimi i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit
04/03 12:17
Top Channel/ “Refuzojmë dhunën politike”, reagimi i ambasadës së SHBA për molotovët nga nga opozita
04/03 12:16
Top News – Kosova ende pa një emër për President. Afati drejt fundit, mungon ‘tymi i bardhë’
04/03 12:14
Top News – Lufta ‘ngrin’ rezervimet e pushimeve. Konflikti Izrael-Iran tremb shqiptarët
04/03 12:14
DIGITALB DIGITALB