Luljeta prej 20 vitesh përballet me një situatë pa zgjidhje që e ka bërë atë të jetojë mes dhunës dhe me frikë të vazhdueshme. Djali i saj 37-vjeçar është i diagnostikuar me skizofreni por spitali i Elbasanit refuzon shtrimin e tij edhe pse ajo dhunohet sistematikisht nga i biri. Nëna shpesh detyrohet të kalojë netët nëpër lulishte pasi nuk ka alternativë tjetër. Për vite me radhe, gruaja dhe bashkëshorti i saj janë endur pa marrë zgjidhje për rastin e tyre ndërsa pak muaj më parë kryefamiljari u nda nga jeta, duke e lënë gruan të përballet e vetme.