Njihuni me dronin “spiun” të NATO-s! Qëndron 30 orë në ajër në një lartësi deri në 18 km
18/01/2020 17:05

Global Hawks është droni i ri spiun i NATO-s, me të cilin aleanca do të mund të bëjë kërkime të ndryshme nga lartësia. Droni mund të qëndrojë në ajër për 30 orë, arrin lartësi deri në 18 kilometra dhe ka aftësinë të vëzhgojë një territor me madhësinë e Polonisë. Pritet që ai t`i japë një ndihmesë të vyer njësive në terren dhe të identifikojë në kohë kërcënime të mundshme. Baza e këtij avioni pa pilot është në Sicili. Me të, mund të përshkohet gjysma e botës, pasi për 30 orë fluturon pa qenë nevoja të furnizohet me karburant. Përmes radarëve dhe sensorëve të avancuar, droni mbledh imazhe të ndryshme të cilat i dërgon pastaj në bazat e njësive të specializuara, që i verifikojnë më tej me imtësi për ndonjë rrezik të mundshëm. Sipas sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, falë dronit të ri do të realizohen kërkime shumë më të shpejta. Ai tha se po të kishte ekzistuar ky dron në vitin 2014, aneksimi i Krimesë nga ushtria ruse, me shumë gjasë, nuk do të kishte ndodhur.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46