Të martën, del në libraritë amerikane një nga librat më të përfolur politikë të vitit, “A Warning” (Një paralajmërim) me autor anonim. Sipas CNN, që ka siguruar në avancë një kopje, i gjithë libri, me autor anonim që pretendon se është një zyrtar i lartë në administratën Trump, ka në qendër këtë të fundit dhe shpesh skenat në të, prezantohen si kujtime të vagëta të sjella nga zyrtarë të lartë pa emra.