Në Bruksel, u mbajt një minutë heshtje në nder të 51 qytetarëve shqiptarë që humbën jetën nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit. Ka qenë një kërkesë e sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, ajo që shtyu pjesëmarrësit e samitit “Friends of Europe” të bënin këtë gjest nderimi për viktimat e tërmetit më shkatërrimtar prej katër dekadash në vendin tonë, si dhe për të gjithë ata që u prekën prej tij.