Niko Dylgjeri e ka këngën në zemër. I riu me spektrin e autizmit flet më mirë përmes muzikës. Por veç këngës ai është i lidhur edhe me instrumentat muzikorë. “Më e vështira dhe më e bukura është kitara. Ndihem shkëlqyer në kitarë”- thotë Niko Dylgjeri. 22 vjeçari ka mbaruar arsimin e mesëm në Liceun Artistik, e prej dy vitesh vijon rrugëtimin artistik në Akademinë e Arteve. Por ai e ndjen që jo të gjithë e kanë mirëpritur.