Qeveria amerikane zgjodhi emrin e Eric Wendt për ambasador të saj në Shqipëri, një emër që nuk është zgjedhje e zakonshme për Tiranën. Ai nuk vjen nga korridoret klasike të diplomacisë, por nga fronti ushtrisë. Një gjeneral-lejtnant në pension, me mbi tre dekada në forcat speciale amerikane, i trajnuar për operacione të ndjeshme dhe vendimmarrje në terren.