Gjithçka është e thjeshtë: Hap “Dropbox” apo “Google Drive”, ngarko të dhënat – dhe kudo në botë ku ke internet, ke mundësi aksesi tek të dhënat e tua apo mund t’i ndash ato me të tjerët. Është shumë komode të përdorësh një “cloud”. Për persona privatë, sipërmarrje apo institucione, që punojnë njëkohësisht në disa vende.