Maturantët nisën këtë të hënë sezonin e provimeve. Provimi i parë që u testuan ishte ai i gjuhës së huaj, që filloi në orën 10:00 e përfundoi në orën 12:00, ndërsa testi ishte vetëm me alternativa, 60 pyetje të tilla. Ndërsa në ankth ishin prindërit, që prisnin si ju shkoi provimi fëmijëve të tyre. Veç stresit të testimit, nxënësve të klasave të 12-a iu shtuan edhe emocionet e zhvillimit të provimeve në kushtet e pandemisë së koronavirusit. Ata nuk u lejuan të futen pa maska e doreza si dhe ju mat temperatura.