Të moshuarit në Fier kanë treguar interes për të marrë vaksinën kineze anti Covid, “Sinovac”. Në çadrën, që është ngritur në qendër të Fierit, po vaksinohen qytetarët mbi 70 vjeç. Janë 2 qendra shëndetësore me nga 8 pika vaksinimi secila. Sipas mjekes përgjegjëse, pritet të vaksinohen rreth 1000 të moshuar.