Ngjarjet që shënjuan vitin 2019/ Braktisja e Parlamentit, zgjedhjet, mos hapja e negociatave, tërmeti
02/01/2020 13:38

2019-a nxori opozitën në protesta rrugë dhe jashtë parlamentit dhe kushti i vetëm për rikthimin e normalitetit në jetën politike, sipas PD dhe LSI, është largimi i Edi Ramës nga pushteti. 2019-a shënoi zgjedhje të kontestuara vendore, një krizë politike të thellë, një “JO” nga Brukseli për bisedimet me BE-në dhe një tërmet shkatërrimtar që i mori jetën 51 personave, plagosi e la të pastrehë mijëra të tjerë dhe shembi shtëpitë e shqiptarëve. Gazetari Ardi Pulaj na sjell disa nga ngjarjet që shënjuan 2019-ën. Nisja e vitit 2019 u shënua me një plan të mirëorganizuar të opozitës, e cila protestë pas proteste, në fund braktisi edhe Kuvendin. Raportimet e mediave se zyrtarë të qeverisë dyshoheshin se bashkëpunuan me bandat kriminale në një skemë të blerjes së votave në zgjedhjet e vitit 2017, nxorën në rrugë opozitën. Pas një klime të tensionuar në janar, në muajin shkurt opozita deklaroi se dorëzonte të gjitha mandatet e deputetëve, duke lënë të vetëm socialistët në sallë. Pas kësaj nisën protestat, të cilat dita-ditës bëheshin edhe të dhunshme me tubimet para selisë së Kuvendit, ku u përdor masivisht edhe gazi lotsjellës. Ambasada amerikane theksoi se kjo pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri, qëndrim që u u përsërit edhe nga BE-ja. Megjithatë Lulzim Basha deklaroi se nuk do të pranojë kurrë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur vullnetin e popullit në bashkëpunim me bandat e krimit, duke vjedhur qindra miliona nga xhepat e shqiptarë që nuk paguajnë dot bukën e gojës. Por vendet në Parlament nuk u lanë bosh. Njëri pas tjetrit, të zgjedhurit e kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, thyhen urdhrin e partive dhe pranuan të hyjnë në Kuvend, duke marrë mandatet e kolegëve që u larguan. Të vetmit që nuk e lanë mandatin ishin Rudina Hajdari, Myslym Murrizi dhe Lefter Koka. Ata morën emërimin, opozita e re, e cila në shumë raste bashkoi votat me mazhorancën, ndërsa kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor. Protestat u intensifikuan me mbështetësit e PD-së e LSI-së, të udhëhequr tashmë nga ata që do të quheshin eksponentë të opozitës jashtëparlamentare. Protestat në disa raste u përshkallëzuan në akte dhune ndaj institucioneve dhe forcave të rendit, ndërsa këto të fundit u përballën me kritikat se e ekzagjeruan reagimin e tyre, edhe me përdorimin e gazit lotsjellës. Përfaqësues të diplomacisë euro-perëndimore vijuan thirrjet e përsëritura për bashkëpunim dhe kompromis mes palëve, në dobi të integrimit të vendit në BE. Me një parlament me PS-në dhe deputetët e rinj të thirrur nga listat e partive të atyre që lanë mandatet, vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të planifikuara vendore të 30 qershorit, datë e dekretuar nga Ilir Meta në vjeshtën e 2018-ës. Kreu i shtetit u bë pjesë e luftës politike dhe e zhdekretoi datën 30 qershor, pak para zgjedhjeve, dhe caktoi 13 tetorin, si datë të zhvillimit të “Lokaleve 2019”. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj duke thënë prerazi se “data 30 qershor është e vetmja datë për zgjedhjet vendore” dhe ky qëndrim mori mbështetje ndërkombëtare. Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Matthew Palmer, në një intervistë për Top Channel dha mesazhe të forta, që përcaktuan edhe rrjedhën politike të ngjarjeve në Shqipëri. Ai përcolli qëndrimin e qartë të Uashingtonit duke thënë: presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Presim që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe presim që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit. Zgjedhjet u zhvilluan me pjesëmarrjen e PS-së dhe pa protesta në bashkitë e vendit, siç kishte paralajmëruar opozita, dhe nën vështrimet e militantëve të opozitës që qëndronin para qendrave të votimit. Pas mesazhit zyrtar të Palmer, një tjetër mesazh kërcënues i shkoi në zyrë kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe të LSI-së Monika Kryemadhi. Mesazhi ishte se nëse shkaktoheshin trazira, dy forcat politike do të shpalleshin si organizata të dhunshme. Dhe mesazhi dha rezultat. Por jo të gjithë të zgjedhurit në pushtetin vendor mundën të nisin punën. Opozita denoncoi se ata kishin probleme me dekriminalizimin. Valdrin Pjetri, i sapo zgjedhur kryebashkiak i Shkodrës, as nuk mundi të bëjë betimin për shkak se u detyrua të japë dorëheqjen, pasi u zbulua se ishte arrestuar dhe dëbuar nga Italia, ku ishte kapur me drogë. Agim Kajmaku, i zgjedhur në Vorë, rezultoi se kishte probleme me drejtësinë në Greqi, ku ishte akuzuar për falsifikim parash. Ai e mbylli çështjen, por tashmë është në kërkim në Shqipëri për vendime abuzive. Opozita akuzoi edhe kryebashkiakun e Vaut të Dejës si të inkriminuar. Në klimën e një situate të tensionuar politike prej muajsh, Brukseli i tha “JO” hapjes së negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Europian. Kjo për shkak të vetos të vendosur nga Franca. Presidenti Emmanuel Macron kundërshtoi me forcë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe vetë institucionet e BE-së dolën haptazi kundër vetos franceze, por që ishte e padiskutueshme. Qeveria tha se Shqipëria i plotësoi kushtet, por bëhej fjalë vetëm për kundërshtimin e Macron, edhe pse shumë punë duhet bërë nga Tirana për integrimin, ndërsa BE-ja është e ngërthyer nga problemet e brendshme.

Top Channel/ ALARM nga tymi në SHBA-Kanada, urdhri urgjent nga ajri i rrezikshëm
17/07 23:01
Top Channel/ Sulme në gjithë Lindjen e Mesme, SHBA-Iran përshkallëzojnë luftën
17/07 22:59
Top Channel/ Atentat biznesmenit në Sarandë, djali i tij dhunoi policin
17/07 22:57
Top Channel/ Incident me makinën e Ramës në protestë, paralajmërimi nga bulevardi
17/07 22:52
Top Channel/ Nis dialogu SHBA-Serbi, firmosen dy marrëveshje
17/07 22:43
Top Channel/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, pamjet nga vendngjarja
17/07 22:42
Top Channel/ Grabiti me forcë xhiron ditore të një dyqani në Durrës, arrestohet 37-vjeçari
17/07 22:35
Top News- 48-të ditë në shesh/ Protestuesit përsërisin kërkesat- Qeveria të dorëhiqet!
17/07 22:27
Top Channel/ “Lironi çunat”, u arrestua në fillim të protestës, tubuesit gjatë marshimit: Rama ka…
17/07 22:20
Top Channel/ ”Shqipëria meriton të njihet për arritje, jo për…”, protestuesit në kor: Ju erdhi fundi
17/07 22:19
Top Channel/ Tentoi i afrohej makinës së Ramës, shoqërohen në komisariat protestuesi
17/07 22:07
Top Channel/ “Nuk na përfaqësoni”, protestuesit poshtë zyrës së Ramës: S’tërhiqemi nga 5 kërkesat
17/07 21:30
Top Channel/ “Do jetë seanca e fundit plenare e tyre”, protestuesi në bulevard: Këtu vendosim ne
17/07 21:15
Top Channel/“Rama përdor emrin e djalit tonë, Martin Cani”,protestuesja lexon letrën e familjes Cani
17/07 21:15
Top Channel/ Paralajmërohet protesta para Kuvendit: T’i urojmë pushime të mbara
17/07 21:15
Top News- SPAK kampion i luftës ndaj korrupsionit, KE vlerëson ecurinë e reformës në drejtësi
17/07 21:02
Top Channel/“Dorëheqje”, protestuesit marshojnë para Kryeministrisë: Rama dil në bulevard, atdheu…
17/07 20:58
Top Channel/ 220 milionë votues në rrezik? Trump zbulon dokumentet që akuzojnë Kinën për ndërhyrje…
17/07 20:43
Top Channel/ Momente tmerri, 3-vjeçari bie në kafazin e krokodilëve, i nënshtrohet 7 operacioneve
17/07 20:43
Top Channel/ Tmerr në Kinë! Rrëshqitja e dheut varros ndërtesat, njerëz të bllokuar nën rrënoja
17/07 20:41