Prej situatës së krijuar nga korona duket se shpëtimi është vetëizolimi, qëndrimi në shtëpi. Nga ana tjetër është shqetësimi në lidhje me dhunën në familje. Si është situate dhe a vijon të jetë hapur linja për këshillimin e grave dhe vajzave? Iris Luarasi: Shumë e vërtetë, sepse në këto ditë shtëpia është vendi më I sigurtë. Por, fatkeqësisht nuk më të them këtë për viktimat e dhunës në familje, nuk është për to sepse dhunuesi qëndron bashkë me to. Por edhe sipas studimeve dhuna është në rritje për shumë faktorë, prej faktit që qëndrojmë të mbyllur e deri te stresi.