Gjermania ka qenë ndër vendet që ka mbështetur fuqishëm vendimin e Bashkimit Evropian për miratimin e fillimit të negociatave me Kosovën për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.Por, përsa i përket Serbisë, Westerwelle ka insistuar që dhënia e datës së negociatave të anëtarësimit të shtyhet dhe që vendimi për të të merret në janarin e vitit të ardhshëm.