Vlora është një prej destinacioneve për të festuar natën e ndërrimit të viteve. Dekorimi festiv i qytetit, koncerti në mbrëmjen e 31 dhjetorit në lungomare me pjesëmarrjen e këngëtareve te njohur e te dashur për publikun janë arsye për të zgjedhur këtë qytet për natën e ndërrimit të viteve. Shërbimet e hotelerive kanë tërhequr një numër të madh turistësh vendas e të huaj! Pika turistike malore “Llogara”është një destinacion tjetër i preferuar për natën e ndërrimit të viteve dhe duket se po kthehet në tradite festimi i vitit te Ri ne zona të tilla.