Në pritje të shtëpisë së re/ Në Laç dhe Fushë Mamurras me familjet që tërmeti i la pa strehë
03/01/2021 12:19

“Ja, këtu në këtë zonë kam pasur shtëpinë time”- Pashke Çoku. Rikthimi në gjurmët e banesës së saj të shkaterruar nga termeti i 26 nëntorit është një ritual i përditshëm i Pashke Çokut. “20 vjet që kam ndenjur këtu, për 20 sekonda ikën të gjitha, kam punuar 50 vite me gjithë burrë, për këtë shtepi”, shprehet ajo e përlotur. Viti i ri, e gjeti 67-vjeçaren bashkë me bashkëshortin në një banesë me qira. Por, për shtëpinë e re duhet te presë edhe pak kohë, pasi gushti i vitit 2021 është afati i vendosur nga shteti turk për rindërtimin e 520 apartamenteve të reja në Laç, mes tyre edhe ajo e Pashkes. “Para dy vitesh e kaluam vitin e ri në hotel, në Shëngjin, atje e bëmë vitin e ri, sivjet në shtëpi me qira, shumë mirë jam tani, por jo në shtëpinë time, mezi po pres të më vijë shtëpia ime. Zoti na e mori, do Zoti na e bën turku”. Pak kilometra larg Laçit, në Fushë Mamurras na shfaqet një realitet krejt tjetër. Çlirimi dhe Vera Sela, bashkë me 4 fëmijët e pritën Vitin e Ri në çadër. “Shumë e vështirë është, se kemi patur shpresën të hyjmë në shtëpi të re para vitit të ri, por nuk ishte kismet”, shprehet Çlirimi. “Me shumë vështirësi, në çadër kohë e keqe, kështu e kemi kaluar edhe vitin tjetër”, thotë Vëra. Familja Sela ka vendosur të mos e braktisë shtëpinë e shkatërruar nga termeti, pasi bonusi i qirasë i shërben atyre për të mbijetuar. Aksidenti pak kohë më parë i kryefamiljarit i ka vështirësuar jetesën. Çlirimi: Është shumë e vështirë me një përkrahje sociale, kam katër fëmijë. 60 mijë lekë përkrahje sociale. Vera: S’kam ku të gjej punë se e kam punën, t’i shërbej burrit të aksidentuar, më shumë sakrifica çfarë të bëjmë. Çlirimi: Nuk jam nevojë për asgjë, kur kam shtëpinë i ke të gjitha, kam hallin e fëmijëve se s’kam ku të rri vetëm në çadër. Vera: Duhet me thënë një herë shyqyr që i ka gjetur shëndoshë viti i ri t=ë gjithë dhe shpresoj për të shtëpia sa më shpejt që të futemi edhe ne. Në Kurbin po zbatohen dy projekte rindërtimi, një me fonde turke dhe tjetri për banesa individuale nga fondi shqiptar i zhvillimit, të cilat nuk po ecin me ritme të njëjta, pasi investimi turk po përparon më shpejt.

Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08