Edhe pse jemi në muajin nëntor në Elbasan mungojnë vaksinat për gripin sezonal. Faza e parë, rreth 3500 vaksina u shpërndanë për personelin shëndetësor dhe grupet e rriskuara, por tashmë prej disa kohësh nuk ka ardhur kontigienti i dytë. Të shqetësuar edhe nga situata Covid kërkesat për vaksina janë shtuar ndjeshëm.