Në 2018-ën i qëlluan me breshëri plumbash në banesë, sot i vendosën tritol në dyqan
05/04/2021 09:16

Një sasi lëndë shpërthyese e dyshuar tritol ka shpërthyer gjatë natës në lagjen Skënder Libohova në Lushnje. Lënda plasese ishte vendosur në qepenin e dyqanit pranë banesës të shtetasit Arian Aliço. Nga shpërthimi është dëmtuar qepeni i dyqanit. Kjo është hera e dytë që goditet banesa e Aliço. Në datën 30 janar të vitit 2018 persona të pa identifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Aliços ku plumbat arritën deri në brendesi por fatmirësisht pa dëmtuar njeri. Arjan Alico sëbashku me të birin Xhuljo Aliço janë të arrestuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2016 ku akuzohen për plagosjen e rëndë të shtetasit Julian Sula. Xhuljo Aliço u ekstradua disa ditë më parë nga Kroacia ku u arrestua pas shpalljes në kërkim. Prej vitit 2018 në banesën e Aliços nuk banonte njeri pasi familjarët ishin larguar.

Top Channel/ U emërua pas arratisjes së Ndocit. Humb jetën ish-drejtori i komanduar i burgut të Durrësit
05/04 22:13
Top News – Takimi i Ramës te Njësi 5. Braçe-E pakuptueshme si mund të shmanget deputeti
05/04 21:34
Top Channel/ 68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, flasin fqinjët: Dhunonte motrat
05/04 20:36
Top News- ‘S’jam kundër PS’, Braçe revoltohet për takimet e Ramës: Delir heqja e deputetit nga zona
05/04 20:20
Top Channel/ Nga librat e ndaluar te harmonia fetare, Rama në një rrëfim ndryshe në “Exclusive”
05/04 19:52
Top Channel/ Dekori i vezëve të Pashkës. Çelet për herë të parë një ekspozitë ndërkombëtare në Korçë
05/04 19:46
Top Channel/ Një tjetër emigrant humb jetën. U gjet i vdekur në Nivicë, 19 vjeçari nga Egjipti
05/04 19:37
Top Channel/ Pesë të vdekur në burgje. Bilanc shqetësues për vitin 2026, viktima e fundit Hajri Robi
05/04 19:35
Top News – Pse u hoq nafta për fermerët! Rama: Skemën e ndryshuam pas konsultimeve
05/04 16:17
Top News – Mashtrimi me vizat shqiptare. MEPJ: Faqe e rreme online, kujdes kur aplikoni
05/04 16:04
Top Channel/ Ja si u festuan Pashkët në qytetet tona, qindra qytetarë në kishat e Shqipërisë
05/04 15:19
Top Channel/ Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ngjarja më e rëndësishme e kalendarit fetar
05/04 15:07
Top Channel/ Aksident ne Lezhe-Milot, ‘Audi’ përplaset me një fuoristrade, një i lënduar
05/04 14:57
Top News – Domatja, mall luksi. Në Dubai kushtojnë më pak se në Tiranë
05/04 14:43
Top Channel/ Kishte dy javë që kishte blerë motorin, vdes në një aksident 35-vjeçari në Krutje
05/04 13:07
Top Channel/Katolikët kremtojnë Pashkën, besimtarët festojnë një nga ngjarjet më të rëndësishme
05/04 12:25
Top Channel/Urimi i imzot Arjan Dodajt! Besimtarët ndoqën meshën në Katedralen “Shën Pali” në Tiranë
05/04 12:23
Top Channel/ Historia e At Fran Përlalës, 57-vjeçarit që studion për inxhinieri Agro-Mjedisi
05/04 12:22
Top Channel/ Gjirokastër, tkurret blegtoria, bie numri i bagëtive, fermerët: Janë rritur kostot
05/04 12:16
Top Channel/ I dënuari me 20 vite kapet në Spanjë, Adrian Ogiçi shpallet fajtor për rrëmbim
05/04 12:12