Ndryshimet e klimës, do të zhvendosen miliona njerëz
22/01/2020 17:17

Ndryshimet e klimës do të shkaktojnë zhvendosjen e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre, dhe bota duhet të përgatitet për këtë situatë, paralajmëron Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR). Kreu i saj, Filippo Grandi, deklaroi se Kombet e Bashkuara gjatë kësaj jave kanë dalë në përfundimin se personat që largohen nga vendi i tyre për shkak të ndryshimeve të klimës, meritojnë mbrojtje ndërkombëtare. Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara, siç thotë REL, e mori këtë vendim të hënën, në lidhje me shtetasin e Kiribatit, Ioane Teitiota, i cili ngriti padi kundër Zelandës së Re, pasi autoritetet atje i mohuan kërkesën për azil. “Aktvendimi thotë nëse përballeni me një kërcënim të menjëhershëm ndaj jetës suaj për shkak të ndryshimit të klimës, për shkak të urgjencave klimatike dhe nëse kaloni kufirin dhe shkoni në një vend tjetër, nuk duhet të dëboheni, pasi në një rast të tillë ju do të rrezikonit jetën, ashtu siç ndodh në luftë apo në një situatë persekutimi”, tha Grandi për Reuters. “Ne duhet të jemi të përgatitur për një numër të madh njerëzish që lëvizin kundër vullnetit të tyre”, shtoi ai. Autoritetet theksojnë se rreziqet potenciale përfshijnë zjarret, si këto të fundit që lanë pas një vazhdë shkatërrimesh në Australi, rritjen e niveleve të detit që prek ishujt me sipërfaqe të ulëta, shkatërrimin e të korrave apo bagëtive në Afrikën nën-Sahariane si dhe përmbytjet në të gjithë botën.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24