FMN pranon gabimet në paketen financiare të shpëtimit që i është dhënë Greqisë në vitin 2010. Lajmin e publikon 'Wall Street Journal', e cila disponon për lexuesit orët e fundit një raport me nënshkrimin “rreptësisht konfidencial”, sipas të cilit FMN ka nënvlerësuar dëmet që do të krijonin "recetat" e tij të nxituara të kursimit për ekonominë greke dhe këtë e fakton recesioni i vazhdueshëm i saj për të gjashtin vit.