Ndarja nga jeta e Bashkim Finos/ Sot ditë zie, në Lushnje ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë
29/03/2021 12:09

Edhe në Bashkinë e Lushnjes dhe institucionet shtetërore të këtij qyteti është ulur në gjysmë shtizë flamuri kombëtar në respekt të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare. Me vendim qeverie dita e sotme është shpallur ditë zie pas ndarjes nga jeta të Bashkim Finos. Ai ishte prekur nga COVID-19 prej disa ditësh dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar. Bashkim Fino lindi më 12 tetor 1962 në Gjirokastër. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej 9 mars 1997 deri më 29 qershor 1997. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Në vitin 1992, Z. Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996. Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga viti 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Top Channel/ Park fotovoltaik, 303 mijë m2. Pogradec, banorët e Çërravës në protestë
24/08 23:27
Top Channel/ Vdesin dy motra në aksident në Sarandë-Delvinë. Plagoset një vajzë tjetër
24/08 23:26
Top Channel/ Sulmi ndaj trupave të KFOR-it në 2023. Një i arrestuar në komunën e Zveçanit
24/08 23:22
Top Channel/ Spiropali: Shqipëria krah Ukrainës, Mbështesim përpjekjet SHBA-BE për paqen
24/08 22:55
Top Channel/Zelensky thirrje Putinit për bisedime. Norvegjia i jep 700 mln dollarë për mbrojten
24/08 22:49
Top News – Aksident i rëndë në Delvinë-Sarandë. Ndërrojnë jetë dy vajza, plagoset shoqja e tyre
24/08 22:30
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina
24/08 22:10
Top Channel/ Aksidenti i rëndë me 2 viktima në Sarandë! Viktimat 20 dhe 22 vjeçe ishin motra
24/08 22:06
Top Channel/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë
24/08 20:48
Top Channel/ Zjarr në Zharrëz, rrezikohet një pus nafte! Ndërhyjnë zjarrfikëset
24/08 20:48
Top Channel/ Dita e Shën Kozmait. Festohet çdo 24 gusht në Libofshë të Fierit
24/08 20:37
Top Channel/ Zjarr në një gomisteri në Shkozet, nuk ka të lënduar. Policia devijon trafikun
24/08 20:09
Top Channel zbardh vendimin e KAS për Lapaj, mandatin në çdo rast e merr një zonjë
24/08 20:06
Top Channel/ Vlorë, nga opozita në pushtet. Deromemaj hapi rrugën e “eksodit blu”
24/08 20:04
Top News – Pavarësia e Ukrainës. Spiropali: Lufta atje në tregon se askush s’ka imunitet
24/08 20:00
Top News – Francezin e zë ngërçi në det. Turisti rrezikon jetën në Gjipe, shpëtohet nga roja
24/08 19:46
Top Channel/ Merr flakë gomisteria në Durrës! Devijohet trafiku, një pjesë e Shkozetit pa drita
24/08 19:03
Top News – Lista Serbe rikthehet në zgjedhje. PZAP urdhëron certifikimin e këtij subjekti politik
24/08 16:42
Top News – Në ‘fortesën’ e Ukrainës që e do Putini/Rusia mund të humbasë 2 milionë trupa nëse sulmon
24/08 16:31
Top Channel/ “Daullet në ahet e Shebenikut/ Turizmi në Përrenjas, banorët krenohen me ushqimin bio
24/08 15:21