Janë të paktë ata që njohin fshatin Navaricë mes traditës, mikëpritjes dhe kultivimit të agro-kulturës. Të paktë, edhe ata qe dinë se është i vetmi fshat i rrethuar nga 60-të fshatra të minoritetit grek, që ruan me fanatizëm gjuhen shqipe. Ilnisa Agolli, në këtë udhëtim tregon se cila është historia e këtij fshati që furnizon me ujë gjithë Sarandën. Jetesën e banorëve dhe historinë e njeriut robot. Foti Murati, jeton përmes baterive dhe 22 çipave, por si dhe pse? Thonë se dikur fshati kishte emrin e shenjtores Varvaricë, përse sot quhet Navaricë? Mos e humbisni këtë episod në “Fshatrat e Shqipërisë”.