NASA prezanton para gazetarëve “Roveri Mars 2020”
28/12/2019 17:59

Roveri Mars 2020, që do të niset drejt planetit të kuq, vitin e ardhshëm, nuk do të kërkojë vetëm gjurmë të jetës së hershme, por do të hapë edhe rrugën për misione njerëzore, thanë shkencëtarët e NASA-s ndërsa prezantuan mjetin. Roveri është ndërtuar në një dhomë të madhe, sterile, në laboratorin jet propulsion në Pasadena, afër Los Angelesit, ku pajisjet u testuan me sukses javën e shkuar. Roveri u prezantua para gazetarëve të ftuar në një ceremoni dhe pritet të lërë tokën në korrik 2020 nga Cape Canaveral në Florida, duke u bërë i pesti Rover amerikan që do të ulet në mars. Ai është i projektuar të kërkojë shenja jete, por është i pajisur edhe me një seri instrumentash që do të ndihmojnë në kuptimin e përmbajtjes gjeologjike dhe kimike të sipërfaqes së marsit. Roveri është i pajisur me 23 kamera, dy ‘veshë’ që do ta lejojnë atë të dëgjojë erërat marsiane si edhe lazera të përdorur për analiza kimike. Duke patur përmasat e një makine, Roveri është i pajisur me gjashtë rrota, si paraardhësi i tij Curiosity, që i lejon të udhëtojë edhe në terrene shkëmbore. Shpejtësia nuk është një prioritet për mjetin ndërkohë që ai do të ushqehet nga një reaktor bërthamor në miniaturë. Ai ka edhe krahë, me të cilët mund të gërmojë dhe të kapë kampionë në vende që shkencëtarët do ti identifikojnë si të përshtatshme për jetë.

Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03
Top Channel/ Apple revolucion me Siri/ Do funksionojë si chatbot dhe do kontrollojë aplikacionet
28/03 11:06
Top Channel/ AI hyn në kompjuterë/ Teknologjia largohet nga cloud, përpunimi bëhet direkt në pajisje
28/03 10:55
Top Channel/ 1 muaj luftë, nga vrasja e Ajatollahut te kriza e naftës, si u përshkallëzua konflikti
28/03 10:52