Xhubleta e Malësisë është trashëgimi e qartë e prejardhjes ilire të kulturës tonë, që malësorët e përcollën deri në vitet 1950-1960. Ajo përbën një nga elementët identifikues të veshjes popullore shqiptare, nëpërmjet motiveve, ku emblema për të gjitha është shqiponja. Sipas studiuesve, ajo është 4000-vjeçare e lashtë, ndaj ruajtja e xhubletës është sot sfidë për artizanët, studiuesit dhe institucionet, që duhet të ruajnë autetincitetin e veshjes shekullore dhe ta përcjellin te brezat e rinj.