Të sjellësh një jetë të re në këto kohë Covidi është një sprovë e madhe, por Besmira Hoxha është një grua, që me plot gojën mund të themi, se e fitoi betejën me Covidin. Dhe jo vetëm ajo, por edhe foshnja e saj, Leandra, që megjithëse lindi para kohe, 8 mujashe, gëzon shëndet të plotë.