Ministrja Kushi takon Anxhelon dhe Deborahn: Dy nxënës me sjellje dhe inteligjencë të admirueshme
05/02/2021 11:41

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka pritur në ambientet e ministrisë Anxhelon dhe Deborahn, dy nxënësit që i cilëson me inteligjencë të admirueshme. “Një takim me të vërtetë shumë impresionues me Anxhelon dhe motrën e tij Deborah, të cilët më mahnitën me inteligjencën dhe sjelljen e tyre për t’u admiruar” – nënvizon Ministrja Kushi në postimin e saj në Facebook nëpërmjet një videoje shoqëruese. “Anxhelo është vlerësuar nga ekspertët ndërkombëtarë me një nivel inteligjence tre herë më të lartë se moshatarët e tij. Për ne është shumë e rëndësishme që fëmijë të tillë të përkrahen, prandaj do të përpiqemi e punojmë fort për t’i mbështetur në rrugën e duhur!” – shprehet ndër të tjera ajo. Në videon e publikuar, Ministrja Kushi cilëson se menjëherë kur ka mësuar mbi Anxhelon, “një djalë me një nivel inteligjence 3 herë më shumë se sa bashkëmoshatarët e tij, sipas një ekzaminimi të realizuar në Francë, u impresionova dhe kisha shumë dëshirë ta njihja nga afër në mënyrë që të shikojmë se çfarë mbështetje mund t’i japim Anxhelos”. Gjatë takimit, ajo u ka dhënë gjithashtu Anxhelos dhe motrës së tij, Deborah, nga një dhuratë simbolike duke u shprehur: “Unë kam menduar t’ju jap një dhuratë sot, kjo është vetëm sa për sot meqë sapo u njohëm, por patjetër që ne do të takohemi përsëri bashkë. Dhe ne do ta ndjekim hap pas hapi, Anxhelon dhe motrën, sepse për ne është shumë e rëndësishme që për fëmijë që kanë një inteligjencë të tillë të mbështeten siç duhet. Kështu që, unë sot do t’ju dhuroj nga një tabletë të dyve dhe disa libra”.

Top Channel/ Turisti gjerman pëson frakturë pranë Shtegun e Cezarit, përfundon në spital
23/09 12:52
Top Channel/ Flakët rrezikuan Apoloninë, arrestohen piromanët që rrezikuan parkun kombëtar
23/09 12:22
Top Channel/ Ndërhyrje nga ajri te Gjiri i Lalzit, flakët përpinë pishat dhe rrezikuan hotelet
23/09 12:18
Top Channel/ Baza e drogës “Gelato” me THC të lartë në hyrje të Mamurrasit, pranga 26-vjeçarit
23/09 12:16
Top Channel/ Vijon zjarri pranë aeroportit të Vlorës, zjarrfikësit në betejë me flakët
23/09 12:05
Top News – Si do të ulen çmimet e apartamenteve. Qeveria propozon një model të ri, ndërtuesit kundër
23/09 12:01
Top News – Investimi te hyrja e parkut. Bashkia e Tiranës prezanton projektin për parkingjet
23/09 11:53
Top Channel/ Aksident në Lushnjë, biçikleta përplaset me një automjet, dërgohet në spital
23/09 11:33
Top News – “Vodhi temën e doktoraturës”, PD kërkon dorëheqjen e ministres Klodiana Spahiu
23/09 11:25
Top Channel/ Zjarr në një stan në fshatin Akërni të Vlorës, zjarrfikësit nisen drejt vendngjarjes
23/09 11:03
Top News- Zjarret e vjeshtës / Në Fier digjet Apollonia, flakët përfshijnë Llamanin në Vlorë
23/09 10:47
Top News – PD: Ministrja bën premtime në parlament, por dyert ministrisë të mbyllura për qytetarët
23/09 10:23
Top Channel/ Ndezën zjarre që shkaktuan dëme në toka bujqësore dhe ullishte, arrestohen dy prej tyre
23/09 09:50
Top News – Trafik klandestinësh me taksi. Kapen në kufi pakistanezët, indianët e bangladeshasit
23/09 09:49
Top Channel/ Shiste drogë, arrestohet 26-vjeçari/ Sekuestrohen 338 doza Cannabis dhe kokainë
23/09 09:41
Top Channel/ Kapen pranë kufirit me Greqinë 6 emigrantë në makina, arrestohen 2 persona
23/09 09:38
Top News – Digjet Gjiri i Lalëzit! Flakët shkrumbojnë brezin me pisha, evakuohen turistët
23/09 09:31
Top Channel/ “SHISH u kthye në zyrë private”, protestuesit në shesh: Rama duhet të iki
22/09 22:55
Top Channel/ Zjarr në Gjirin e Lalzit, flakët e favorizuara nga era i afrohen hoteleve në zone
22/09 22:54
Top News- BE-Shqipëri, konsensus për integrimin! Fokus tek lufta kundër korrupsionit
22/09 22:49