Ministri Dendias: Greqia është e gatshme të çojë forca ushtarake në Libi
17/01/2020 17:43

Me interes të madh është ndjekur jo vetëm nga mediat vendase, por edhe ato të huaja, takimi i gjeneralit libian Khalifa Haftar me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias dhe më pas me kryeministrin Mitsotakis. Greqia, e cila ka shprehur pakënaqësinë e saj që nuk do të jetë pjesë e samitit të Berlinit për Libinë, po operon diplomatikisht të fitojë rolin e saj si palë e prekur direkt nga kriza në Libi dhe rajon. “Nga ana jonë ne i dhamë kurajo gjeneralit të marrë pjesë në një frymë konstruktive në procesin e Berlinit dhe të operojë në këto kushte për të arritur një armëpushim dhe sigurinë në Libi, largimin e mercenarëve edhe anulimin e memorandumeve të paligjshme mes Turqisë dhe qeverisë Saraj. Duhet t’ju them me gëzim të madh se ra dakord me të gjitha”, tha Nikos Dendias, ministër i Jashtëm i Greqisë. Pas takimit të gjeneralit libian me kreun e diplomacisë greke, ky i fundit ka deklaruar se Greqia është e gatshme të çojë forca ushtarake në Libi. “I thashë gjeneralit se Greqia është e gatshme të ndihmojë të nesërmen e paqes në Libi, qoftë me forca për të siguruar armëpushimin apo me pjesëmarjen e forcave greke në operacionin evropian në embargon e armëve dhe transportin e mercenarëve nga Libia”, u shpreh Dendias. Dendia i ka bërë gjithashtu thirrje Gjermanisë si vend pritës i samitit, të tregojë se është mbrojtëse e pozicionimit evropian për Libinë duke bërë të qartë se Greqia kërkon anulimin e dy memorandumeve që qeveria e Tripolit ka nënshkruar me Ankaranë, duke përvetësuar sipas saj në mënyrë të paligjshme pjesë të mëdha të ZEE greke në Mesdheun lindor. Ndërsa gjenerali libian është takuar edhe me kryeministrin Mitsotakis ,janë komunikuar edhe katër ndryshime të rëndësishme të krerëve të forcave të armatosura të Greqisë, fakt që ndodh në një moment të përshkallëzimit të tensioneve me Turqinë.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24