Një aksident i rëndë ka ndodhur në një minierë në Bulqizë, ku është plagosur një minator. 31-vjeçari po punonte në pusin numër 1 pjesë e galerisë që lidh ketë pus me traverbankun qe del në Klos. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa burime pranë spitalit Bulqizë bëjnë me dije se minatori kishte dëmtime në shtyllën kurrizore. Kjo i ka detyruar ata ta dërgojnë me urgjencë me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.