Shkolla 9-vjeçare në fshatin Plan i Bardhë në Mat është në gjendje alarmante. Ndërtesa e shkatërruar u shërben 40 nxënësve, që bëjnë mësim në këto ambiente. Muret janë dëmtuar, çatia po del jashtë funksionit dhe, praktikisht, kjo ndërtesë nuk mund të quhet e denjë për të pritur fëmijët.