Rruga pranë Kishës Ortodokse në Durrës ka marrë emrin “Imzot Fan S. Noli” gjatë një ceremonie të veçantë përkujtimore. Me këtë rast, në kishën e Apostull Pavlit dhe Shën Astit u zhvillua mesha e cila u drejtua nga hirësi Nikolla, peshkop i Apolonisë dhe më pas u zbulua pllakata me emrin e Fan Nolit.