Angela Merkel i ka nisur një letër kryeministrit Rama ku i shpreh ngushëllimet për tërmetin që ka prekur Shqipërinë: Letra e Merkel: I nderuar kryeministër, Mësova me një ankth të madh për tërmetin në Shqipëri, ku vdiqën shumë njerëz dhe shumë u plagosën. Unë do të doja t’ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për ju. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dëmtuarit. Unë e di për dhimbjen që ju dhe familja juaj duhej të përjetonit.