Në këtë bisedë me detektiven Shkënda Lilin, çdo histori të fut në një dilemë të re. Mes besimit dhe dyshimit. Mes dashurisë dhe mashtrimit. Mes asaj që shohim dhe asaj që fshihet. Ka raste që të bëjnë të mendosh se tradhtia është më pranë se sa imagjinojmë. Ka të tjera që të detyrojnë të pyesësh veten nëse dyshimi mund të shkatërrojë një marrëdhënie po aq sa tradhtia. Dhe kur episodi mbaron, pyetja mbetet e njëjtë: A do të doje ta dije gjithmonë të vërtetën? Ndiqeni të dielën ora 19:00 Grida Duma sjell në skenë një projekt të ri mediatik, një podcast që shkon përtej lajmeve të ditës dhe debatit klasik politik. Ky podcast është një hapësirë për biseda të thella, personale dhe të sinqerta, ku personazhe të njohur ndajnë me publikun historitë që nuk i kanë treguar kurrë më parë. Qëllimi i këtij podcasti është të sjellë përpara publikut anën njerëzore të figurave të njohura, përmes rrëfimeve autentike mbi jetën e tyre, eksperiencat profesionale, sfidat, dështimet dhe momentet që i kanë formuar si individë.