Mbytet varka në Turqi, mes 11 emigrantëve ishin edhe 8 fëmijë
12/01/2020 12:38

Tetë fëmijë ishin mes 11 emigrantëve që u mbytën kur varka e tyre u përmbys pranë brigjeve në perëndim të Turqisë. Tetë persona të tjerë u shpëtuan në afërsi të ujrave të Cesmes, një resort turistike në detin Egje përballë ishullit grek të Kios. Kombësitë e tyre nuk janë bërë të ditura të ende. Vetëm disa orë më parë, një tjetër varkë me emigrant ishte fundosur në detin Jon pranë ishullit grek Paxi, duke marrë të paktën 12 jetë njerëzish. Turqia ka qenë një pikë tranzimit prej kohësh tashmë për emigrantët që përpiqen të mbërrijnë Europën, shumica përmes Greqisë. Një pjesë e madhe e tyre i largohen dhunës dhe persekutimit në vendet e veta. Shumë nga këta njerëz mbështeten tek trafikantët dhe përballen me një rrugëtim të rrezikshëm në tokë e det, që jo rrallëherë, ka rezultuar me vdekje. Në 2016-tën, Turqia arriti një marrëveshje financiare me Bashkimin Europian për të frenuar fluksin e emigrantëve dhe refugjatëve drejt Europës, por ndonëse u tkurr në masë të madhe, ai nuk u shua krejtësisht. Rojet bregdetare turke thanë se u përgjigjën pas disa thirrjeve që vinin nga deti mbrëmjen e së shtunës. Cesme ndodhet vetëm 15 km larg Kiosit, ku me mijëra emigrantëv jetojnë në kampe të mbipopulluara, në kushte që përshkruhen si “jo sanitare”. Së fundi, numri i njerëzve që përpiqen të kalojnë përmes Turqisë në Greqi ka filluar të shtohet sërish; pjesa dërrmuese e tyre vijnë nga Afganistani, Pakistani dhe Siria.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24