“Mbyllim dëmshpërblimet e tërmetit”/Veliaj: Që spekulantët të mos e përdorin fatkeqësinë për fushatë
01/10/2020 15:25

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur një tur nëpër të gjitha njësitë administrative të Tiranës, për të ndjekur ecurinë e procesit të rindërtimit, por edhe për të inspektuar investimet e bashkisë në çdo zonë. Ai ishte sot në Njësinë 1, ku pasi u takua me punonjësit që merren me dosjet e dëmshpërblimeve të tërmetit për kategoritë DS1-DS2-DS3, vizitoi edhe familjen e Milanda Domit, e cila është dëmshpërblyer në masën 3.5 milion lekë për riparimin e apartamentit. Veliaj ishte edhe në familjen e gazetarit ikonë të lajmeve, Dhimitër Gjoka, familja e të cilit gjithashtu përfiton dëmshpërblim për riparimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti. Kryebashkiaku siguroi se të gjitha familjet që kanë pësuar dëme të kategorisë DS1-DS2-DS3 do të marrin pagesën e dëmshpërblimit, ndërsa shtoi se i gjithë procesi është transparent. Ai i kërkoi opozitës që të mos bëjë politikë me fatkeqësinë prej tërmetit. “Siç kemi raste nevojtarësh, kemi edhe raste spekulantësh. Ne nuk do i hyjmë askujt në hak, por nëse dikush gënjen dhe thotë kam edhe dy shtëpi të tjera, atëherë kjo është skemë për të ndihmuar dikë që është në nevojë, jo për skena dasmash ku ti vetëm hedh lekë për çiftin. E dyta: Këto lekë merren nga taksat e qytetarëve. Kur shoh këta që bëjnë politikë, thonë: Ja, filani! Po mirë mo, ja ku e ka faturën, ja ku i ka marrë lekët, pse duhet të gënjesh e të bësh politikë me tërmetin e fatkeqësinë? Kemi pasur 5-6 raste në njësi të tjera ku, për dy minuta e verifikon nëse i ka tërhequr para apo jo. Qytetari e ka firmosur me dorën e tij, ka tërhequr paratë, por mos gënje sepse të tjerët që kanë paguar taksat thonë: Po mirë, unë po jap nga paratë e mia të të ndihmoj, mos e përdor politikisht!”, sqaroi Veliaj.

Top Channel/ Protesta e 10 shkurtit/Berisha sulmon psikologen: Do të gjejmë kush je, mjerë…
16/02 19:24
Top Channel/ Shtyhet gjyqi për “Diellën”, munguan avokatët e të dyja palëve
16/02 19:18
Top Channel/‘Ti meriton çdo variant’, Berisha kërcënon Ramën: Për çdo cënim që i bën protestuesve…
16/02 19:14
Top Channel/ ‘Do i dalim zot shqiptarëve’, Berisha: Do mbrojmë Kushtetutën, Rama mbron mandatet e…
16/02 19:14
Top Channel/ Nis Foltorja e radhës, Sali Berisha mbërrin para Kryeministrisë
16/02 18:56
Top Channel/ Rama në Kosovë, Berisha:Gjykimi i ish-UÇK në Hagë pas pazareve të tij me Beogradin
16/02 18:14
Top News – 40 dëshmitarë për ‘Metamorfozën’. Prokuroria kërkon rrëfimet për vrasjen e Gjin Ndojit
16/02 17:56
Top Channel/ Rama pritet nga Albin Kurti, takim mes kryeministrave të dy vendeve në Prishtinë
16/02 17:05
Top Channel/ Gjyqi për Diellën, aktorja Bisha kërkon pezullimin e imazhit dhe kompensim financiar
16/02 16:11
Top Channel/ Rama në Kosovë, takon Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin
16/02 16:10
Top Channel/ Urat bllokojnë përroin, banorët në Bradashesh ankohen se janë përmbytur 3 herë
16/02 15:28
Top Channel/ Si u punësua Muçi Shaljani, Gjykata pezullon drejtorin e Personelit në AMP
16/02 15:24
Top News – Profesori italian, gjyq në Shqipëri. Aksidenti në Fier, avokatët mohojnë akuzat
16/02 14:23
Top News – ‘Fshehu dy garazhe nga Vettingu’/Berisha nga SPAK shton akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka
16/02 14:14
Top News – ‘Torta’ me tenderat e AKSHI-t. Daniel Shima, rrjet kompanish me paratë e korrupsionit
16/02 13:43
Top News – ‘Shqipëria në udhëkryq të rrezikshëm’. Berisha-Zgjidhja e vetme, largimi i Edi Ramës
16/02 13:42
Top News- Mori rrogën pa asnjë ditë në punë/ Punësimi i Muçi Shaljanit, pezullohet drejtori i AMP
16/02 12:55
Top News-Pastroi paratë e drogës në Elbasan/Ekstradohet nga Danimarka 38 vjeçari i dënuar për trafik
16/02 12:44
Top Channel/ Shërbime mjekësore në një godinë me myk e lagështirë për 15 mijë banorë në Fier
16/02 12:18
Top Channel/ Transporti, protestë në Vlorë për zhvendosjen e stacionit, paralajmërohet përshkallëzim
16/02 12:16
DIGITALB DIGITALB