Mbrëmjen e së hënës patrullat e policisë shkuan derë më derë në bizneset e shëtitores së Vlorës, nga ku dëgjohej muzikë me volum të lartë. Shëtitorja përgjatë bregut të detit, e njohur si Lungomare është zona më e zhurmshme në qytet këto ditë vere. Pushuesit e presin mirë vendimin e qeverisë. Një ditë më parë, qeveria vendosi të mbyllë lokalet e natës dhe diskot, pasi ditët e fundit është vënë re mosrespektimi I masave antiCovid dhe grumbullimet e të rinjve janë bërë shqetësuese për përhapjen e virusit.