Qeveria po përgatit ndryshime në ligjin për sektorin e energjisë elektrike, duke ashpërsuar masat ndaj abonentëve që nuk paguajnë faturat. Projektligji i hedhur për konsultim publik parashikon jo vetëm ndërprerjen e energjisë dhe procedurat përmbarimore, por për herë të parë edhe vendosjen e barrës hipotekore mbi pronën e bizneseve debitore.